‘Bënin be në kokën e njëra-tjetrës’. Antonela flet për prishjen e miqësisë Einxhel-Beniada

Surprizat e BBV kanë vazhduar edhe jasht shtëpisë.

Disa nga miqtë u bënë ‘ar.miq’ dhe disa nga ‘ar.miqtë’ u bënë ‘miq’Einxhel dhe Beniada u bënë shumë mikesha brenda “Big Brother VIP”, por miqësia e tyre përfundoi sapo vajzat dolën jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pak javë më parë Beniada zbuloi se ajo dhe Einxhel nuk flasin fare, por nuk e bëri të ditur arsyen, raporti i vajzave është komentuar së fundmi nga Antonela Berisha, e cila ishte e ftuar në Wake Up.

“E kisha provuar një tjetër reality show dhe e pashë sa fake janë. Shumë njerëz që i konsideroja miq, dolën ndryshe. Edhe në Big Brother ishin për të fituar për veten e tyre dhe jepnin vetëm më të mirën e tyre. Ishin fasada. Unë i prisja këto komentet për miqësitë që janë bërë nëpër rrjet. Jam shumë e habitur për miqësinë e Beniadës dhe Einxhel, ato bënin be në kokën e njëra-tjetrës”, tha ajo.