Web Analytics
BallinaSHOWBIZBëri Arta Nitajn për të qarë me deklaratën për Dubai, Amarda Toska...

Bëri Arta Nitajn për të qarë me deklaratën për Dubai, Amarda Toska për komentet e Ermal Mamaqit: Ai ta thotë troç

Sipas Amarda Toskës Ermal Mamaqi është shumë i përgjegjshëm për ato që thotë publikisht.

Moderatorja ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram dhe dikush e ka pyetur nëse “e këshillon ndonjëherë Ermalin për komentet që jep publikisht?”

Amarda thotë se Ermali thotë troç atë që mendon dhe ndonjëherë ka edhe të lënduar nga kjo.

“Ne komunikojmë shumë për çdo gjë që e quajmë të rëndësishme. Ndërsa për atë që thotë në publik nuk mendoj se duhet të këshillohet akoma se është boll i përgjegjshëm se çfarë thotë. Ermali ka një të mirë të madhe që është shumë i hapur ta thotë troç atë që mendon dhe kështu bën. Kuptohet që në disa raste ka edhe të lënduar.”– shkruan Ami./panorama

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit