Berisha: Përveç Kroacisë edhe Sllovenia e Austria garantojnë pë lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëmarrësi i Betejës së Koshares, Hisen Berisha, ka thënë se pas Kroacisë dhe Sllovenia dhe Austria, japin garanci për lirimin me kusht të ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi të arrestuar nga Gjykata e Speciale në Hagë.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, tha se tani është në dorë të lidershipit të vendit të veprojnë institucionalisht.

“Pas Kroacisë tani edhe Austria dhe Sllovenia ofrohen garant të lirimit me kusht të të arrestuarve në Hagë.

Radha është te Presidentja, Kryeministri apo Kryeparlamentari që të veprojnë institucionalisht.

Për të ofruar garancë, së pari duhet treguar kredibilitet institucional dhe integritet personal”, ka shkruar Berisha./Telegrafi/