Bes Kallaku: Angazhova roje Xhensilës, doja ta dija me kë po takohet

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një nga çiftet e preferuara të publikut shqiptar, dashuria e tyre ka lindur shumë vite më parë, në kohën kur Xhensila percillte ende shkollën në “Liceun Artistik”.

Asokohe Besi arriti ta bënte shumë shpejt për vete Xhensilën dhe në fakt ai duket se ka pasur shumë informacione në lidhje me dashurinë e tij të jetës.

Në një intervistë të dhënë ditën e sotme për “Dita e 8”“Top Albania Radio”, Besi zbuloi disa detaje që nuk i kemi ditur nga marrëdhënia e tij me Xhensilën, ai rrëfeu se për herë të parë e ka takuar Xhensilën me nënën e saj dhe ka qenë dashuri me shikim të parë, Besi tregoi me nota humori se bëri çmos për t’i gjetur numrin e telefonit, por kur e telefonoi atë i doli nëna e këngëtares më pas, ai zbuloi se në fillim të lidhjes i kishte vendosur Xhensilës “një roje” në mënyrë që të merrte informacione rreth saj.

“Pastaj i lashë një rob te shkolla se ishte në ‘Lice’ atëherë Xhensila, kur dilte nga shkolla, kur shkonte në shkollë, ne prej Fushë-Kruje kështu e kemi sepse do shihja gjithë ecurinë ku shkonte, ku dilte, me kë rrinte, çfarë bënte”, tha ai me nota humori.

Ndër të tjera Besi tregoi se si gjithë çiftet e tjera dhe ai me Xhensilën kanë pasur kriza apo debate të forta, por në fund lidhja e tyre ka qëndruar gjithmonë e fortë.

“Si çdo çift tjetër, edhe ne kemi pasur kriza, edhe ne zihemi si çdo çift tjetër, në gjithë botën por, rrënjët janë aq të forta sa çdo stuhi, shi, borë, breshër në çdo stinë, situatë e kanë bërë këtë lidhje kaq të fortë!”, u shpreh Besi.