Web Analytics
BallinaBesnik Tahiri i AAK-së thotë "Kurti po sillet e pshtillet dhe nuk...

Besnik Tahiri i AAK-së thotë “Kurti po sillet e pshtillet dhe nuk po e formon qeverinë”

Besnik Tahiri nga radhët e AAK-së, ka komentuar situatën e fundit politike të krijuar në Kosovë, me ngecjen e bisedimeve mes LDK-së e VV-së për formimin e koalicionit.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se lideri i VV-së, Albin Kurti po zvarrit formimin e Qeverisë.

Sipas tij është e papranueshme që një person që deri dje ka folur për parime politike, sot për një qeveri më shumë ose më pak, e mban pezull një vend.

Postimi i plotë i tij:

Po bëhen 3 muaj nga përfundimi i zgjedhjeve dhe ende Albin Kurti sillet e pshtillet dhe nuk e formon qeverinë.

Është e papranushme, dikush që deri dje ka folur për parime politike, sot për një ministri më shumë a më pak me majt pezull një vend.

Albin, Isa Mustafa nuk të jep pozitën e presidentit, keshtu që mos na humb kohë as neve e as vetit.

Populli të votoi për me marr përgjegjësi jo me e majt ata pezull.

Rrjetet Sociale

630,264FansaPëlqeje
28,212NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit