Mes Antonela Berishës dhe Beatrix Ramosajt lindi një miqësi e mirë brenda “Big Brother VIP”, e cila vazhdon dhe jashtë mureve të shtëpisë.
Së fundmi dyshja kanë dalë me njëra-tjetrën dhe nuk i kanë kursyer fotot në rrjete sociale.
Si dy mikesha artistet shihen në super formë dhe shumë të afërta.
“Qysh? BET femna loqk”, kishte shkruar Trixa bashkangjitur me imazhet krahë Antonelës.