Beyer e përkrah Ishingerin: Nuk ka më arsyetime, liberalizim të vizave tani për Kosovën

Raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Peter Beyer, e ka mbështetur diplomatin gjerman, Wolfgang Ishinger, i cili kërkoi liberalizim të vizave për Kosovën.

“Shumë e vërtetë!

Populli i Kosovës meriton të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe të besueshme.

Ishinger ka absulutisht të drejtë.

Nuk ka më justifikime të urryera.

Liberalizimi i vizave tani!”, ka thënë ai duke e shpërn darë postimin e mëhershëm të Ishinger në Twitter.

Po ashtu, edhe Raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, e bëri të njëjtën kërkesë drejtuar liderëve të shteteve anëtare të BE’së duke u kërkuar lëvizje të lirë për Kosovën.