Kanë mbetur vetëm edhe pak javë deri në nisjen e Big Brother VIP Kosova, e teksa afrohemi, të gjithëve iu intereson kush do të hyjë në shtëpinë më të famshme të vendit tonë.
Sot, faqja zyrtare e Big Brother VIP na aktivizoi me emrin e banorit të parë, duke publikuar një shkronjë – A.
“A jeni gati? Qëllojani cili do të jetë banori i parë i shtëpisë më të bukur në vend?”, thuhet në postimin e publikuar në Facebook.
Prezantues i këtij spektakli do të jetë moderatori i njohur Alaudin Hamiti, ndërkohë prapa tij do të punojë një ekip i madh njerëzish profesionistë. Çmimi i madh është plot 200 mijë euro.