Big Mama blen banesë në qendër të Shkupit

Big Mama është bërë me banesë të re.

Big Mama tash e një kohë nuk ka qenë aktive me projekte të reja muzikore, por është angazhuar në moderim.

Këngëtarja kohë pas kohe udhëton në vende të ndryshme, nga ku sjell foto të shumta për fansat e saj.

Përmes postimit të fundit, Bigi bëri të ditur se ka blerë shtëpi në qendër të Shkupit dhe shprehet e lumtur për këtë fakt.

“Une sot bleva banesë në qendër të Shkupit, në vatrën e qytetarisë”, ka shkruar këngëtarja sipër fotografisë.

Ajo pranoi urime të shumta nga ndjekësit sipër fotos ku njoftoi për blerjen e banesës.