Këngëtarja nga Tetova, Besiana Kasami e njohur si Big Mama, ka njoftuar se i ka ndërruar babai jetë, shkruan “InfoKosova”.

Këngëtarja sot gjatë ditës ka dhënë këtë lajm kaq të dhimbshëm për të.

Në një fotografi ku shihet i ati i saj, Besiana shkruan: “Njoftim

Sot në mëngjes pas një sëmundje ka ndërruar jetë më i dashuri ynë babai Adi Kasami, njoftojmë familjarët miqt të tjerë se varrimi i të ndjerit bëhët nesër datë 10.11.2019 në namazin e drekës, funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në Tetovë.”, më pas kanë qenë të shumtë miqtë e kolegët dhe fansat e saj që e kanë ngushëlluar./InfoKosova/