Bilanc tragjik/ Shkon në 73 numri i të vdekurve në Beirut, rreth 3000 të lënduar

Derisa sipas raportimeve të medieve të njohura para dy orëve ishin rreth 25 viktima, tani në Beirut janë konfirmuar 73 sosh.

Gjithashtu, ministri i brendshëm libanez ka njoftuar se rreth 3000 persona kanë mbetur të plagosur.

Lidhur me shkakun e shpërthimit ende nuk ka version zyrtar të autoriteteve të brendshme, por dyshimet e para janë se shpërthimi ka ndodhur për shkak të një depo të fishekzjarrëve.