Binjakët që paditën Zuckerberg për vjedhjen e idesë së Facebook tani janë miliarderë falë Bitcoin

Binjakët Winklevoss, të njohur për padinë ndaj Mark Zuckerberg pas pretendimeve se ai e vodhi idenë e tyre për Facebook, tani janë miliarderë me Bitcoin, thuhet sipas disa raporteve.

Cameron dhe Tyler Winklevoss fituan 65 milionë dollarë nga procesi gjyqësor për Facebook, dhe i investuan 11 milionë të tyre në Bitcoin më 2013, duke grumbulluar një nga portofoliot më të mëdha të Bitcoin në botë.

Pjesa e tyre në Bitcoin tani vlen rreth 1 miliard dollarë, pasi Bitcoin arriti vlerën në mbi 10,000 dollarë javën e kaluar, sipas CoinDesk.

Binjakët nuk kanë shitur asnjëherë asnjë Bitcoin të vetëm, raporton The Telegraph, duke theksuar se vetëm pak ‘kuleta’ të Bitcoin mbajnë kriptomonedhë në vlerë prej më shumë se 1 miliard dollarë.

Njëra nga këto kuleta i përket krijuesit misterioz të Bitcoin, i njohur vetëm me pseudonimin Satoshi Nakamoto.