Bleona Qerreti kandidate për anëtare të Këshillit të Partisë Demokratike

Ditën e nesërme, Komisioni i Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha do të zhvillojë Kuvendin Kombëtar për zgjedhjen e strukturave të reja të Këshilli Kombëtar të Partisë Demokratike.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qerreti është ndër emrat e kandidatëve për anëtarë të këtij Këshilli të PD-së.

Në sy bie rikthimi i figurave të vjetra të PD-së, ish-deputetë, por edhe artistë, mjekë, e të tjerë, gjithashtu në listë janë edhe figura të reja në garë për një vend në Këshillin Kombëtar.

Arben Imami, Aleksandër Biberaj, Ardian Isufi, Bujar Kapexhiu, Dasho Aliko, mjeku Ilir Alimehmeti, Glauk Olldashi, Julian Deda, janë në listën e gjatë të kandidatëve.