Bleona ‘shkëputet’ nga Los Angeles për të qenë pjesë e programit të dashurisë

Ndryshe nga sezoni i parë, “Love Story” i këtij viti do të ketë jo dy, por tre opinionistë.

Përpos Robert Aliajt dhe Jerina Lalajt, opionioniste e këtij edicioni do të jetë edhe Bleona Qereti, lajmin e bëri të ditur faqja zyrtare e programit në Instagram.

Revista Class shkruan se Bleona është shkëputur nga Los Angeles për të qenë pjesë e programit të dashurisë.

Deri më tani, është zbuluar se protagonisti i “Love Story” do të jetë Kristi, djali i Robert Aliajt, ju kujtojmë se përveç Kristit, do të jetë edhe një vajzë në fron pak kohë më parë, gjatë një interviste për Klan News, autorja Ilda Lumani u shpreh “vajza që është zgjedhur ka spikatur që vitin e kaluar dhe e meriton plotësisht të jetë në atë karrige, pasi i plotëson të gjitha kushtet dhe do të bëjë diferencën me elegancën, bukurinë, nivelin dhe mënyrën se si do të sillet”.

Ndryshe nga viti i kaluar, programi do të vijë i shoqëruar me një emision ditor.

“Love Story Talk” do të drejtohet nga Eni Shehu “Love Story 2” nis të hënën (15 nëntor), në orën 20:00 në Tv Klan.