Këngëtarja Bleona Qereti po vjen sërish me një këngë të re, shkruan “InfoKosova”.

Kënga e saj e re do të titullohet “Heaters”, këngë kjo që sipas Bleonës do tju kushtohet të gjithë atyre njerëzve të cilët hapin profile falso nëpër rrjetet sociale dhe hyjnë e i ofendojnë të tjerët.

Kjo gjë është bërë vërtetë një shqetësim i madh, ku një person që të urren, hap llogari falso dhe të ofendon.

Ndërsa për të gjithë të tillët Bleona ka për ta realizuar këngën e saj të re e cila do t’i “djegë” në ndërgjegjje ata persona.

E këtë gjë vet ishte këngëtarja ajo e cila e tregoi përmes llogarisë së saj në Instagram, ku Bleona shkruante: “Kënga ime e re do të publikohet në datë 27 shtator.

Kam vendosur të flas për një fenomen që është bërë pjesë e jetës së çdo personi që përdor rrjetet sociale, veçanërisht personazhet e njohur.

Jo të gjithë ne kemi kurajën të zbulojmë se çfarë është në të vërtetë: Një kancer digjital! Jam duke folur për komentet të mbushura me urrejtje nga njerëz të mjerë, të cilët shumicën e kohës shkruajnë nga llogari fallco duke përdorur WiFi falas.

Këta dështakë nuk kanë as kurajën të përdorin emrat e vërtetë dhe kjo është e vetmja mënyrë për të justifikuar dështimin e tyre në jetë duke ju drejtuar gishtin të tjerëve, që në të vërtetë kanë punuar fort për të arritur aty ku janë! P.S: Ju fal të gjithëve, sepse nëse më ndiqni ju jeni fansa”./InfoKosova/