Blero dhe Afrona lirshëm mund të themi se janë çifti më simpatik në estradë.
Ka 6 vite që janë bashkë, e çdo herë shfaqen të dashuruar pavarësisht distancës në lidhje.
Por distancës i erdhi fundi, tanimë çifti kanë vendosur të jetojnë bashkë në një vend, në këtë rast Blero ka shkuar në Zvicër afër bashkëshortes.
Për Afronën shkruhet e flitet shumë, sidomos sa i përket pamjes së jashtme pasi që njihet edhe si modele.
E duke parë bukurinë e saj e ka të pamundur Blero që të mos dashurohet cdo ditë në të.
Këtë e dëshmojnë edhe imazhet që ka sjellë bukuroshja veshur në të kuqe, duke u dukur e mahnitshme./Kosovarja/