Blero këngë në bashkëpunim me vajzën e tij Taren

Blero ka zbuluar se po punon me një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me një person shumë të veçantë për të.

Këngëtari mbajti premtimin dhe do sjellë një duet me vajzën e tij të vetme, Tara.

Ai zbuloi lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku postoi një foto të vajzës në studion muzikore.

“Në punë me fëmijën hehehe! Tara ft Blero së shpejti… Siç e kemi premtuar,”- shkroi Blero.

Nuk dihen ende detajet e projektit të tyre apo kur do të publikohet, por presim që këngëtari të na zbulojë më shumë në ditët në vijim.