Web Analytics
BallinaSHOWBIZBlero më i dashuruar se kurrë drejt Gjermanisë për të takuar të...

Blero më i dashuruar se kurrë drejt Gjermanisë për të takuar të dashurën e tij

Këngëtari Blero pak javë pasi konfirmoi ndarjen me Afrona Dikën, rifilloi një lidhje të re, ai nuk po i ndahet biondeve, pasi zbuloi pak nga imazhi i të dashurës së tij duke pritur ashensorin.

Por sot ai me një postim në Instagram konfirmoi edhe vendin ku jeton e dashura e re.

Ai shkruan : Shihemi së shpejti, shoqëruar me një imazh të zemrës, duke shkruar edhe lokacionin. Po tregohet se ajo jeton në Gjermani.

Pak javë më parë në një postim të gjatë Blero dha detaje mbi ndarjen me Afrona Dikën: Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti.

Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës.

Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik.

Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj- ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të.

Ky vendim i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do të ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”- shkroi ai./panorama

Shiko foton:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit