Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, ka ironizuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Deliu ka përmendur fjalët e Kurtit i cili kishte thënë se 72 orë pas certifikimit të rezultateve me e kriju koalicionin qeverisës, ndërsa tani janë bërë tre muaj prej zgjedhjeve të 6 tetorit.
Postimi i plotë i deputetes Deliu:
Ani thojke: “na duhen 72 orë pas çertifikimit të rezultateve me e kriju koalicionin qeverisës” 🤔
Sot, fiks tre muaj prej zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
Diskutimet vazhdojnë 😜