Bleu parashutën në internet dhe vendosi të kërcej me të nga ballkoni i apartamentit të tij

Një burrë nga Brazili emri i të cilit nuk dihet, kishte blerë një parashutë në internet dhe kishte vendosur që me të kërcej nga ballkoni i apartamentit të tij.

Në videon e publikuar në YouTube, shfaqet momenti kur ai qëndron i varur në ballkon me parashutën e futur në çantën që e kishte në shpinë.

Gjithashtu, dëgjohet duke biseduar me disa persona që ishin mbledhur për ta ndjekur nga afër momentin e hedhjes nga ballkoni, ku disa prej tyre e këshillonin që mos ta bëjë një gjë të tillë.

Megjithatë, ai nuk u mendua dy herë dhe kërceu nga ballkoni dhe fatmirësisht iu hap parashuta dhe gjithçka përfundoi siç është më së miri.

Edhe pse lartësia nuk ishte edhe aq e madhe sa duhet të jetë për t’u hapur parashuta, ai arriti të “aterroi” në tokë pa kurrfarë problemi.

Shiko Videon: