Bora dhe ngricat në kryeqytet, Rama del në terren

Reshjet e borës kanë bërë që shumë rrugë të bllokohen.

Që ato të jenë të qarkullueshme, në terren ka dalë i pari i Prishtinës, Përparim Rama.

Në pamje shohim se Rama ka dalë për të monitoruar situatën, për të cilën ka pasur ankesa të shumta nga qytetarët.

Kujtojmë që Indeksonline sot vazhdimisht ka raportuar për rrugët e bllokuara nga bora, kudo në Kosovë.