Bora Zemani “harron” ish kuantën Joniden, ja raporti i saj me kunatën e re

Ditët e fundit, në mediat rozë po bën bujë zbulimi i çifti më të ri të showbizit shqiptar.

Bëhet fjalë për aktorin vlonjat, Romeo Veshaj dhe vajzën e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit, Aleksia Peleshi.

Mësohet se dyshja kanë publikuar në Instastory foto nga i njëjti vend.

Për më tepër, Aleksia publikoi në rrjetet sociale foto në makinë dhe mashkulli pranë saj u spikat si Romeo.

Mirëpo, sot nga një investigim i bërë nga Abcnews.al në rrjetet sociale të dyshes është vënë re se lidhja e tyre është bërë edhe më serioze.

Ka qenë pikërisht, Aleksia ajo që ka postuar një foto ku shihet me një kostum të ideuar nga marka e moderatores, Bora Zemani, duke konfirmuar kështu se raporti mes çiftit është edhe më familjare.

Kujtojmë që Bora është e dashura e vëllait binjak të Romeos, Donaldi, e cila më herët ka pasur raporte shumë të mira edhe me ish-kunatën, Jonida Maliqin.

Kjo e fundit, deklaroi disa ditë më parë haptazi se ky Shën Valentin e gjeti single.

Në këtë mënyrë konfirmoi ndarjen përfundimtare nga aktori i humorit.

“Mua s’më pëlqen shumë kjo festë, sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për më tepër që këtë vit jam single”, u shpreh Jonida./express