Bora Zemanit ia bëjnë befasinë e bukur sapo mbërrin në shtëpi

Bora Zemanit ju besua drejtimi i edicionit të dytë të “Përputhen” këtë vit dhe deri më tani ja ka dalë më së miri ta zotërojë edhe këtë spektakël.

Pavarësisht se ka pasur edhe kritika nga ndjekësit për të, ajo ka vazhduar përpara për të treguar se duke punuar fort ja del gjithmonë mbanë.

Një pjesë të mirë të kohës së saj, Bora është e detyruar ta kalojë në studiot e televizionit dhe lodhja është e madhe, por energjinë për ditën tjetër e gjen sapo kthehet në shtëpi.

Çdo mbrëmje ajo e kalon pranë të birit të saj, Arborit, i cili kujdeset shumë që mami Bora të mbushet me energji pozitive.

Ditën e sotme moderatorja ka treguar se është befasuar në mënyrën më të bukur nga vogëlushi i saj pas kthimit në shtëpi nga puna.

Arbori i ka shkruar të ëmës “Mami të dua shumë” në një letër të prerë në formë zemre dhe ja ka dhuruar Borës.

“Pas një dite të lodhshme, vjen në shtëpi e gjen këtë. A ka lumturi më të madhe?”, ka shkruar Bora.