Web Analytics
BallinaBordi i Transparancës, çmimi i naftës në Shqipëri shkon në 1.65 euro...

Bordi i Transparancës, çmimi i naftës në Shqipëri shkon në 1.65 euro për litër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot vendimin e fundit të Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve në vend.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Rama shtoi se Bordi i Transparancës ka vendosur që nafta të tregtohet me një çmim prej 203 lekësh [1.65 euro] për litër për periudhën nga 16 deri në 21 mars, në krahasim me 211 lekë [1.71 euro] për litër që ishte një ditë më parë.

Bordi tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Normativ të qeversisë. /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit