Bota në panik, shkon në 10,000 numri i të infektuarve nga koronavirusi

E gjithë bota është në panik prej koronavirusit.

Të dhënat nga Kina për numrin e të infektuarëve janë të frikshme.

Deri më tani raportohet se janë 10,000 raste të konfirmuara si të infektuar.

Ky virus është përhapur pothuajse kudo.

Kujtojmë këtu se Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e emergjencës ndërkombëtare.

Kurse në Amerikë është kërkuar nga administrata Trump që të ndalohen fluturimet me Kinën.

Numri i të vdekurve nga ky virus është i madh.

Ndërkohë që virusi ka ardhur edhe në Europë.

Deri më tani 5 raste janë konfirmuar në Gjermani, 6 në Francë dhe dy në Itali.

Virusi vdekjeprurës lindi në qytetin kinez Wuhan.

Frika dhe paniku nga ky virus është i madh, kudo.

Në shumë vende janë marrë masa të rrepta për ta parandaluar përhapjen e tij.