Brenda 30-vjetorit të Marina Vjollcës: Jam e bekuar nga Zoti

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Marina Vjollca festoi ditën e djeshme ditëlindjen.

Ajo mbushi 30-vjeç dhe në ditën e saj të veçantë nuk munguan dhuratat dhe urimet plot dashuri.

Së fundmi Marina ka publikuar një foto nga 30-vjetori i saj ku shihet e rrethuar nga një buqeta të shumta lulesh.

Ajo është shprehur mirënjohëse për çdo urim dhe ndihet e bekuar për njerëzit që e rrethojnë.

“E bekuar nga zoti për njerëzit që rrethohem.

Mirënjohëse pafund për çdo urim që më keni bërë.

Ju dua”, ka shkruar Marina.