E hënë, 7 Tetor, 2024
12.5 C
Pristina

Brenda dasmës mahnitëse të Dafina Zeqirit, kush ishin të ftuarit?

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, janë martuar mbrëmjen e djeshme në një ceremoni private, që nuk ishte paralajmëruar më parë.

Edhe pse Dafina kishte treguar përgatitjet për dasmë ajo nuk e kishte zbuluar kur do mbahej.

Në media kanë filluar të qarkullojnë pamje nga kjo ngjarje, e cila u mbajt larg syve të publikut.

Vetë Dafina ka ndarë vetëm një fotografi simbolike në rrjetet sociale, ku shfaqet dora e saj dhe ajo e Kreshnikut, me unazat e martesës.

Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera nga ceremonia, por fansat janë të emocionuar dhe presin më shumë nga çifti i ri.

Teksa edhe lista e të ftuarve ishte minimaliste me familjarë dhe miq.

Shiko fotot:

Nga Rubrika