Brenda eskortës luksoze të Morena Tarakut

Bukuroshja e njohur shqiptare, Morena Taraku, shquhet për jetën e saj luksoze që bën.

Ajo prej vitesh është shpërngulur në Stamboll të Turqisë, ku atje ka të përqendruar të gjitha aktivitetet e saj, ku shpesh vjen edhe te familja e saj në Kosovë.

Morena e cila ka një percjelle të madhe në rrjetet sociale, shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj luksoze.

Së fundmi, këngëtarja dhe modelja ka publikuar për fansat një video nga eskorta e saj luksoze, me të cilën udhëton në qytetin e famshëm turk.

Eskorta ka gjithçka që i duhet një personazhi VIP, duke përfshirë teknologjinë më të fundit si dhe ulëset e personalizuara me inicialet e saj M.T.

Në videon e publikuar në InstaStory, Morena shihet përkrah mikut të saj të besuar, Uron Esatit.

Ajo ka paralajmëruar se brenda këtij muaji do të sjellë një bashkëpunim me reperin Fero. /Telegrafi/