Brenda një viti, rrufeja mbyt mbi 25 mijë persona në botë

Edhe pse mundësia statistikore që njeriun ta mbysë rrufeja është minimale, gjatë vitit në botë nga rënia e rrufesë vriten afër 25 mijë veta, 250 sish mijë shpëtojnë por me pasoja të rënda.

“Nuk janë të rrezikshme rrufetë që krijohen ndërmjet reve, por ato që vijnë ndërmjet reve e tokës e të tilla të rrezikshme në hapësirën tonë gjeografike janë një e gjashta e tyre”, ka thënë Alesh Berkopec, fizikan nga Fakulteti Elektroteknik i Lubjanës, i cili ka doktoruar në temën e rrufeve njofton Hina.

Për shkak të pozitës gjeografike, afërsisë së masivit të Alpeve e detit, pastaj përzierja e shumë ndikimeve klimatike, në Slloveni brenda vitit ndodhin 60 mijë rrufe pasi që ajo shtrihet në rajonin e Europës që i eksponohet më së shumti këtij fenomeni e nuk janë të rralla as rastet e vdekjeve që vijnë çdo vit.

Por këto shifra janë larg nga rreziku që rrufetë shkaktojnë anë vendet në kontinentet tjera dhe zona klimatike.

Vendin e parë me numrin e vdekjeve e zë Zimbabve me 20 raste në 1 milion banorë, që do të thotë se brenda vitit nga rrufeja vesin 250 persona.

Rajoni ku më së shumti ka shtrëngata e rrufe gjendet në Venezuelën verilindore, në grykën e lumit Katatumbo.

Atje në vit regjistrohen 200 ditë me shtrëngatë që zgjasin nga 10 orë dhe që shkaktojnë nga 250 rrufe në çdo orë.

Vendi më sigurt nga rrufeja për njeriun që gjendet në natyrë është automobili , pasi që goditja eventuale e rrufesë brenda disa sekondash nga karroceria e lagtë shkon në tokë, transmeton InfoKosova e vendi më i rrezikshëm është qëndrimi në afërsi të lisave, thotë Berkopec.