Fytyra e vërtetë e ushtrisë së Kim Jong-un është zbuluar në fotografitë e ndaluara tronditëse të kontrabanduara nga Koreja e Veriut.

Sipas mediave të huaja, në disa pamje, të marra nga një turist gjatë një vizite të kohëve të fundit, ushtarët janë parë duke shëtitur në rrugë dhe duke punuar mbi kamionë të dëmtuar.

Siç edhe mund të shihet, një foto tregon një ushtare femër në detyrë në take të larta, ndërsa një tjetër tregon të paktën 14 burra të futur në një makinë në të cilën ka vend vetëm për gjashtë të tillë.

Disa kamionë duket se janë vënë në funksion nga gjeneratorët e gazit me dru – një teknologji që nuk është e zakonshme në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Të gjitha këto pamje vijnë kur diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, vazhdon të rrisë tensionet me luftën e tij të fjalëve me Presidentin e SHBA-ve.

E së fundmi, Japonia u zotua për një “veprim të menjëhershëm” kundër shtetit pas fitores së zgjedhjeve të liderit.

Por, sipas mediave, fjalët bombë të Kimit duken të zbrazëta me fotot e ushtrisë së tij të papërgatitur.

Fotografi, i cili kërkoi të mos identifikohej, tha se pak ushtarë që ai pa, dukeshin të gatshëm për të vepruar.

Kjo ishte edhe në kufi me “rivalët armiqësorë” të Koresë së Jugut.

“Ne nuk pamë më shumë ushtarë larg asaj që shihni në fotografitë e mia”, ka thënë fotografia. “Dhe askush nuk dukej i gatshëm për luftime”.

Dhe, ndonëse ekspertët pajtohen se ushtria e Koresë së Veriut është dukshëm më pak e aftë se ajo e Koresë së Jugut fqinje, gjithsesi thonë se forcat e Kim nuk duhet të nënvlerësohen.

Malcolm Chalmers, mendon se trupat e Koresë Veriore mund të bëjnë luftë guerile.

Ai tha:

“Në thelb aftësia ushtarake konvencionale e Koresë së Veriut është shumë më e dobët se ajo e Koresë së Jugut dhe SHBA”.

“Ata kanë shumë pak në rrugën e fuqisë ajrore dhe aftësive të mbrojtjes ajrore”.

“Ata ekzistojnë, por përsëri, ata nuk janë shumë të fuqishëm”.

“Por sapo të fshihen në qytete dhe në fshat dhe të presin të dëmtojnë forcat pushtuese, mendoj se kjo mund të krijojë shumë vështirësi”. 

Shiko Fotot: