Britania ndërron ngjyrën e paketave të cigareve në të gjelbër, arsyeja do t’iu befasojë

Rregullat rigoroze për cigare në Britani të Madhe kanë filluar të zbatohen, në përpjekje për të shtyrë njerëzit që të braktisin pirjen e cigares.

Sipas ligjit të ri, të gjitha cigaret do të shiten në pako të standardizuara me ngjyrë të gjelbër, të cilën studiuesit më herët e përshkruan si “ngjyrën më të keqe në botë”.

Vendimi që pakot të jenë me ngjyrë të gjelbër është ndërmarrë me qëllim që njerëzit të heqin dorë nga pirja e duhanit, shkruan gazeta britanike “Independent”.

Faza e parë e standardizimit të pakos së cigareve ka nisur majin e kaluar, por kompanive u ishte dhënë afat edhe një vit që të shesin rezervat dhe të zbatojnë ligjet e reja.

Vlerësohet se nga pirja e duhanit në vit vdesin 700 mijë njerëz.