Britania nënshkruan marrëveshje për 60 milionë doza të një vaksine kundër Covid-19

Qeveria britanike ka nënshkruar marrëveshje me kompanitë farmaceutike “GlaxoSmithKline” dhe “Sanofi Pasteur” për 60 milionë do za të një vaksine të mundshme kundër koronavirusit.

Nëse vaksina e këtyre kompanive dësh.mohet e suksesshme, Mbretëria e Bashkuar mund ta fillojë vaksinimin e grupeve me prioritet, siç janë punëtorët shëndetësorë që ndodhën në vijën e parë të frontit në luf.tën kundër virusit dhe ata që janë më të rrezikuar nga sëmundja.

Departamenti për Energji dhe Strategji Industriale tha se procesi i vaksinimit të këtyre grupeve mund të fillojë gjatë pjesës së parë të vitit të ardhshëm.

Testimi i kësaj vaksine në njerëz do të fillojë në shtator, ndërsa faza e tretë e studimit do të kryhet në dhjetor.

Deri më tani, qeveria britanike ka nënshkruar marrëveshje për katër lloje të ndryshme të vaksinave të mundshme kundër virusit të ri me një sasi të përgjithshme prej 250 milionë do zave.

Sekretari i Biznesit, Alok Sharma, tha se shkencëtarët dhe hulumtuesit britanikë po garojnë për të gjetur një vaksinë të sigurt dhe efektive me një shpejtësi që nuk është parë kurrë më herët.