Banori i njohur i Big Brother VIP Kosova, Yll Dervishi, i njohur si Buci, ka marrë një lajm të mrekullueshëm në jetën e tij: ka bërë baba për herë të parë!
Lajmi i gëzueshëm është shpërndarë përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Instagram, ku ai ka zbuluar emrin e vogëlushit, pa ndarë portrentin e tij për publikun.
Emri i djalit është Elio dhe ai është fëmija i parë i çiftit Buci dhe Veronës.
Ky moment i rëndësishëm shënon një etapë të re dhe emocionuese në jetën e Bucit, i cili ka qenë një nga personazhet më të komentuara dhe të ndjekura gjatë qëndrimit të tij në ‘BBVK’ vitin e kaluar.
Me këtë lajm, Buci ka ndarë emocionet e tij të ndjera me ndjekësit e tij, duke e bërë ata pjesë të gëzimit të tij. Nën ngrohtësinë e fjalëve të tij, ai përmendi se sa i lumtur është për këtë ngjarje të veçantë dhe se si është ndier kur ka marrë për herë të parë në duar beben e tij.