Ylli Dervishi, i njohur si Buci nga “Big Brother VIP Kosova 2,” ka pasur një verë mjaft të ngarkuar për shkak të angazhimeve të tij profesionale.
Megjithatë, edhe në prag të përfundimit të sezonit veror, Buci ka vendosur që të gjejë pak kohë për veten dhe për dashurinë e tij, Verona Osmanin.
Çifti, të cilët kanë qenë në qendër të vëmendjes që prej daljes së Bucit nga shtëpia e “Big Brother,” kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë si destinacionin e tyre për pushimet e kësaj vere.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, Buci dhe Verona kanë ndarë momente të këndshme dhe romantike nga plazhet e mrekullueshme të jugut, duke treguar se po shijojnë çdo moment të këtyre pushimeve së bashku.
Buci dhe Verona kanë qenë një nga çiftet më të diskutuar të vitit, falë përfshirjes së Bucit në “Big Brother VIP Kosova 2” dhe lidhjes së tij me ish-konkurrenten Santiana Maloku.
Ky raport u përfol shumë brenda dhe jashtë shtëpisë së famshme, duke krijuar një interes të madh për jetën personale të Yllit. Pavarësisht këtyre zërave dhe spekulimeve, duket se lidhja e tij me Veronën ka triumfuar, duke dëshmuar se dashuria e tyre është më e fortë se çdo sfidë.
Dyshja nuk kanë ngurruar të tregojnë dashurinë dhe përkushtimin që kanë për njëri-tjetrin, dhe pushimet e tyre në jug të Shqipërisë janë një dëshmi e qartë e këtij lidhjeje të fortë.
Fotot që ata kanë postuar në Instagram janë plot me momente të lumtura, me buzëqeshje dhe pamje të mrekullueshme, që tregojnë se po kalojnë kohë të paharrueshme së bashku.
Shiko foton: