E martë, 24 Qershor, 2025
19.5 C
Pristina

Buffon: Acerbi nuk tha ‘jo’ Spallettit, por tha ‘jo’ Italisë

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Duke folur për mikrofonët e “Rai Sport”, Gianluigi Buffon, shefi i delegacionit të kombëtares italiane, diskutoi për refuzimin e Acerbi, mbrojtësit të Interit, i cili ka vendosur të mos iu përgjigjej thirrjes së Spallettit për ndeshjet e radhës.

Buffon theksoi se refuzimi i një thirrjeje kombëtare është më shumë se një mospranimin e nje trajneri; është një akt që ndikon në gjithë kombetarin. “Kur një futbollist refuzon një ftesë, nuk po i thotë jo Spallettit, por diçkaje shumë më të madhe; Italisë,” tha ai.

Ai vazhdoi të theksojë se figura të tilla si e tij apo e Spallettit janë të përkohshme, por e gjithë ajo që mbetet është vlera e fanellës blu. “Ne kemi vetëm për një periudhë të caktuar nderin të përfaqësojmë vendin, por ajo që mbetet është vlera absolute e fanellës blu,” shprehu Buffon.

Buffon përcaktoi se vlera e pazëvendësueshme është vetëm një; kombëtarja. “Të veshësh atë fanellë do të thotë të përfaqësosh të gjithë lëvizjen tonë futbollistike. Dhe kjo, për ata që e duan futbollin, nuk mund të vihet kurrë në plan të dytë,” shtoi ai.

Reagimi i Acerbit ndaj situatës ishte gjithashtu i rëndësishëm. “Pas një reflektimi të thellë, i komunikova trajnerit se nuk do ta pranoja ftesën në kombëtare. Nuk është një vendim i marrë lehtë, sepse të veshësh fanellën e kaltër ka qenë gjithmonë nder dhe krenari për mua,” tha ai.

Acerbi shpjegoi se arsyeja pas vendimit të tij është mungesa e kushteve për të vazhduar këtë rrugëtim. “Nuk kërkoj justifikime dhe as favore, por kërkoj respekt. Dhe nëse ky respekt mungon nga ai që duhet të udhëheqë një grup, atëherë preferoj të tërhiqem,” theksoi ai.

“Nuk jam nga ata që kapen pas një ftese. Gjithmonë kam dhënë gjithçka, por nuk qëndroj atje ku nuk jam më i dëshiruar me të vërtetë,” përfundoi Acerbi, duke reflektuar për marrëdhënien e tij me trajnerin dhe ekipin.

Ai shtoi se ky është vendimi i tij, dhe siç i tha trajnerit, nuk është përfundimtar, as i diktuar nga inati, as nga ndonjë ‘depresion’ për një finale Champions-i të humbur, por nga nevoja për të bërë një hap pas. “I uroj më të mirën kombëtares dhe shokëve të mi,” përfundoi ai, duke shprehur përkushtimin e tij për të mbështetur ekipin pavarësisht situatës.

PROMO

Nga Rubrika