Ndeshja për kualifikime në mes të Bullgarisë dhe Anglisë është ndërprerë dy herë pasi që dy herë lojtarët anglezë janë fyer në baza racore kurse tifozët bullgarë kanë bërë edhe përshëndetje naziste

Incidenti i parë ka ndodhur në 30 minutat e parë, ku zyrtari i ndeshjes Ivan Bebel, e ka implementuar hapin e parë të portokollit të tretë të UEFA-së për thirrje raciste gjatë ndeshjes duke e ndërprerë atë.

Kjo deklaratë pritet që të shkojë në sistemin PA, që kërkon nga tifozët që të ndalin thirrjet.

Pos brohoritjeve të tyre, tifozët bullgaë janë parë po ashtu duke bërë përshëndetje naziste dhe gjeste ofensive në turmë.

Kapiteni i Bullgarisë, Ivan Popov mandej ka shkuar për të biseduar me tifozët në pjesën e dytë ku ka kërkuar që të ndalojnë këto brohoritma.

Ndryshe për Anglinë sot ka debutuar edhe i riu Tyrone Mings.

“Fakti që ende ka njerëz të cilët nuk kanë respekt për njerëzit e tjerë, dhe ata nuk kanë respekt, tregon se UEFA nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.

Por, unë jam krenar për atë që ne kemi bërë në ndeshje deri me tani”, ka thënë Ian Wright.

Kujtojmë që Mali i Zi kishte brohoritur njëjtë kundër Anglisë në Podgoricë dhe ishte dënuar me një ndeshje pa tifozë, e cila ndeshje ishte pikërisht me Kosovën.

Kështu që më shumë gjas bullgarët ndeshjen e fundit kundër Republikës Çeke do ta zhvillojnë kundër Bullgarisë në Sofje.

Kujtojmë se Anglia dhe Bullgaria janë në grup me Kosovën për Euro 2020 ku është edhe Mali i Zi dhe Çekia.