Bullgaria do të ndajë 150 mijë doza të vaksinës për vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën

Bullgaria planifikon të siguroj 150 mijë doza të vaksinës antiCOVID-19 për shtetet e Ballkanit Perëndimor, tha sot ministri bullgar i Shëndetësisë, Stoicho Katsarov.

Bullgaria ka përqindjen më të ultë të rasteve në Bashkimin Evropian, por Katsarov theksoi se shteti ka arritur marrëveshje me BE-në për rreth 13-14 milionë doza të vaksinës deri në fund të vitit, dhe mund ta përballojë këtë për t’i ndihmuar edhe vendet e tjera, transmeton Telegrafi.

“Ideja është të shpërndajmë rreth 150 mijë doza për fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Katsarov, duke shtuar se Sofja zyrtare kishte marrë kërkesa nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

Siç raporton Reuters, Katsarov ka theksuar se “nevojat tona janë mbuluar plotësisht dhe nuk ekziston ndonjë rre.zik që Bullgaria të mbetet pa vaksina”.

Ministri gjithashtu deklaroi se është në pritje të një përgjigje nga Komisioni Evropian në lidhje me atë se si saktësisht duhet të veprojë Bullgaria dhe nëse ajo mund të dhurojë ose të shesë doza.

Ai shtoi se Bullgaria dëshiron të dhurojë kryesisht vaksina AstraZeneca. /Telegrafi/