Bulliqi për pak e mposhti LDK-në edhe në fshatin e Agim Veliut, kaq është diferenca

Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje ka triumfuar në zgjedhjet e 29 nëntorit, duke arritur të mposhtë LDK-në, e cila ka qeverisur në këtë komunë për dy dekada.

Sipas rezultateve përfundimtare, kandidati i VV-së, Shpejtim Bulliqi ka fituar këto zgjedhje me 18.286 vota apo 51.9 për qind të votave.

Ndërkaq, Nexhmi Rudari i LDK-së ka marr 12.627 apo 35.8 për qind të votave, kurse në vend të tretë është radhitur ai i PDK-së me 4.341 vota apo 12.3 për qind.

Në shumicën e fshtatrave, ku vazhdimisht ka prirë bindshëm LDK-ja, kësaj radhe ka ndodhur e kundërta.

Madje, VV është afruar goxha me vota edhe në fshatin e Agim Veliut, Bradash.

Sipas rezultateve që i ka siguruar GazetaBlic, kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari në vendlindjen e Veliut ka marr 522 vota, 90 vota më shumë se ai i VV-së, Shpejtim Bulliqi që ka marrë 432 vota nga gjithsej 1.057 vota valide.

Lidhja Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht ka humbur bastionin më të madh të saj në Llap.

Lëvizja Vetëvendosje ka thyer “kalanë” e kësaj partie në zgjedhjet e 29 nëntorit, parti ko që ka qeverisur me këtë komunë përgjatë dy dekadave./GazetaBlic