Bunjaku e konfirmon që nuk e ka nënshkruan sot mocionin, për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Valentina Bunjaku, deputete e LDK-së,  ka thënë se janë kundër një koalicioni të mundshëm me PDK-në.

Ajo ka thënë gjithashtu se deputetët e LDK-së janë pro votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, përveç Vjosa Osmanit.

“Të gjithë deputetët e LDK-së, përveç Vjosa Osmanit, kanë përkrahur kërkesën e Kryesisë së LDK-së për inicimin e mocionit të mosbesimit kundër Qeverisë Kurti.

Deputetët e LDK-së përkundër kësaj janë kundër një koalicioni të mundshëm qeverisës me PDK-në.

Për këtë arsye unë sot nuk kam nënshkruar kërkesën për mocion, derisa më duhet që të konsultohem edhe me kryesinë e degës së LDK-së në Gjilan, e që një gjë të tillë pritet ta bëjë gjatë mbrëmjes së sotme”, ka thënë Bunjaku për KOHA.

Gazeta Blic ka raportuar se pos Osmanit edhe disa deputetë, përfshirë Avdylin, Shalën, Musliun e Bunjakun se kanë nënshkruar mocionin.