Burdushi qetëson kosovarët: Mos u shqetësoni, do ta kalojmë këtë virus

Parashikuesi dhe mjeku popullor, Hysri Peqani-Burdushi, ka thënë se në parashikimet e tij nuk rezulton si rrezik i madh përhapja e koronavirusit.

Ai kërkon që të largohet paniku pasi, siç thekson ai, është koronavirusi është grip sezonal.

Ai thotë se edhe ky virus ndikon tek personat e moshuar, gjë të cilën e kanë thënë edhe ekspertët.

“” LUTJET E MËNGJESIT ” – PARASHIKOJNË MIQ TË DASHUR MOS U SHQETSONI, NUK ESHTË RREZIK KY GRIP ESHTË SEZONAL VIRUSAL, DO TI KALOJM EDHE KTO SFIDA, TË MOSHUARIT SI QDO HER ATY KU KAN DHIMBJE NDIKON MË TEPER LARGONE PANIKUN…

TË LUTEMI ZOTIT TONË KRIJUESIT TË GJITHË KOMUNITETET ANË’MBAR PER VENDIN E PËR KREJT BOTËN AMIN. ”, ka shkruar Burdushi.

Ndryshe, Kosova aktualisht ka 3703 të infektuar, 1946 të shëruar dhe 79 që kanë humbur betejën me KoronaVirus.