Burri denoncon gruan e vet pse ofendonte Erdoganin

Një burrë nga Turqia ka denoncuar gruan e tij pasi ofendoi presidentin Rexhep Tajip Erdogan, duke thënë se i vinte keq që martesa e tij përfundoi kështu, por nuk pendohej që mbrojti liderin turk që sipas tij kishte transformuar të gjithë Turqinë, raporton Reuters.

Ali Dinc, një shofer kamioni nga qyteti bregdetar i Izmir, denoncoi ofendimin e të shoqes karshi Presidentit turk të premten e kaluar, duke shtuar se ajo vazhdimisht thoshte fjalë fyese për liderin ndërsa shihte në televizor fjalimet e tij.

Në Turqi të ofendosh presidentin konsiderohet krim dhe dënohet deri me 4 vite burg.

Avokatët e Erdogan janë marrë me çështjen e dhjetëra njerëzve që kanë ofenduar liderin turk.

“Një ditë i thashë mjaft se do të të regjistroj dhe do të të denoncoj.

Ajo më tha shumë mirë, hape regjistruesin që t’i përsëris fjalët e mia,” tha Dinc për Reuters.

“Unë e doja atë, por nuk mund të duroja teksa ofendonte liderin që ndryshoi të gjithë Turqinë,” tha ai.