Burri ia dhuron veshkën gruas që do, më vonë i propozon për martesë dhe refuzohet nga ajo

Një burrë nga Londra e Jugut i dhuroi veshkën dashurisë së jetës së tij, vetëm që t’i refuzohej nga e dashura e tij më vonë për propozim për martesë.

Sipas tabloidit Vibe, Simon Louis dhe Mary Emmanuelle u takuan për herë të parë gjatë viteve të 90’ta në një klub në Londër.

Çifti kishin qenë bashkë për tetë vite, ku në baza besimi, Louis kishte dhuruar një nga veshkat e tij Emanuelle, pas dështimit të veshkës së kësaj të fundit.

“Mendoj se do të dëmtonte lidhjen tonë të veçantë martesa, si dhe ende nuk jam plotësisht e rikuperuar”, potencoi Emannuelle, duke u arsyetuar në lidhje me refuzimin e propozimit.

Megjithë kundërshtimin, Louis tha se nuk pendohet për asgjë që bëri për Emmanuelle-n.