Burri rrezikon jetën për ta shpëtuar kobrën vdekjeprurëse nga dehidrimi

Një burrë ka rrezikuar jetën e tij, në tentim për ta shpëtuar një gjarpër kobra që vuante nga dehidrimi.

Ky burrë i guximshëm i ka dhënë kobrës ujë nga një gotë, duke mos hezituar ta rrezikoj jetën nga ndonjë kafshim i papritur.

Punëtori i një ferme kishte vërejtur një gjarpër që mezi po merrte frymë nga dehidrimi, në këto ditë të nxehta që po mbizotërojnë në Goa të Indisë.

Gjarpri katër metra i gjatë ishte në gjendje të mjerueshme dhe po qëndronte i fshehur midis pemëve, dhe kur fermeri e pa se po refuzonte të pinte nga gota, ai rrezikoi jetën duke i dhënë nga dora e tij ujë.

Por për çudi gjarpri helmi i të cilit mund ta mbyt për pak sekonda një elefant, nuk e kafshoi derisa piu ujin që rridhte nga dora në një gjeth të gjelbër, pika këto të ujit që ia shpëtuan jetën.

Shiko Videon: