Web Analytics
BallinaSHOWBIZButrint Imeri feston ditëlindjen, kaq vite mbushi

Butrint Imeri feston ditëlindjen, kaq vite mbushi

Sot (e diele) feston ditëlindjen njëri prej këngëtarëve më të pëlqyer në estradë.

Bëhet fjalë për Butrint Imerin, artistin e shumë hiteve muzikore i cili sot ka arsye për të festuar.

I lindur në Gjermani me datën 3 korrik në vitin 1996, Butrinti ka mbushur plot 26-vite jetë.

Ndryshe, Butrinti sot do e festojë ditëlindjen e tij bashkë me fansat në “Alba Festival”, kështu ka paralajmëruar vetë ai, përmes një video të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook ditë më parë.

Këngëtari kishte thënë se do jetë një natë e paharruar, gjithashtu i ka ftuar të gjitha fansat e tij të marrin pjesë “‘Alba Festival’ shumë shpejt ditëlindja jeme, kemi me festu bashkë, mos mungoni, hajdeni ka me kon diçka që s’keni pa që shumë kohë, ju pres krejtve atje, shihem atje, ju dua krejtve”, kishte thënë Butrinti.

Kujtojmë se dje, ai veçse ka publikuar bashkëpunimin e ri me këngëtaren Kida projekt muzikor ky i realizuar me videoklip.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit