Butrint Imeri shfaqet me tatuazhin e njejt me vajzën e panjohur

Koncertet e këngëtarëve janë zakonisht të mbushura me të papritura, e sidomos ato të Butrint Imerit.

Kështu, për shembull disa ditë më parë ai u përfshi në një incident të papritur ku disa persona u zunë dhe ai iu drejtua atyre me fjalët ‘katunarë’ dhe ‘bala’, gjë për të cilën më pas iu kërkoi faljes.

Mirëpo, këtë herë është përballur me një surprizë shumë të këndshme, Butrinti ka postuar në Instagram një video, ku tregon se ka zbuluar se ka një tatuazh të ngjashëm me një nga fanset e tij.

Bëhet fjalë për një trëndafil të gdhendur në dorën e secilit prej tyre dhe në videon e postuar shkruan: “E gjeta dhe një lule”./panorama