Çani merr e kupton se i ftuari nuk dëgjon: Si do merrem vesh tani?

Në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan këtë të premte ishte i ftuar personazhi i pazakontë, Ismet Hebibi, ose siç njihet ndryshe kandidati i përhershëm për President i Kosovës.

Megjithatë gjatë emisionit, një mesazh i cili thoshte se Hebibi nuk dëgjonte habiti drejtuesin e saj, Arian Çani.

“Iu betohem që nuk ka asgjë të parapërgatitur.

Është gjithçka spontane, kjo që po ndodh këtu, sapo më erdhi informacioni”, tha Çani pasi kuptoi se Hebibi kishte probleme me dëgjimin.

Arian Çani: Unë nuk e di sa e vërtetë është, por do ta marr këtë risk përsipër.

Vetëm ju mos e ktheni kokën, bëni sikur flasim për një gjë tjetër.

Më vjen një mesazh në celular që thotë, “Mos, Arian”.

Pse, ça ka ndodh i them unë.

Thotë: “Personazhi që ke ftuar nga Kosova ka një problem, nuk dëgjon nga veshët, kështu që kot e ke nuk do bësh intervistë”.

Tani me lezet shikojeni, kupton nga këto që thashë unë?

Arjan Curi: Edhe pjesën e parë nuk është se t’u përgjigj, por do i bërtasësh pak më shumë, s’ka gjë.

Arian Çani: Si t’ia bëj unë tani, t’i afrohem dhe t’i flas në vesh?

Arjan Curi: Ose t’i vendosin një kufje këta të regjisë.

Arian Çani: Është vështirë shumë.

Mua kështu më erdhi tani, nuk e dija këtë muhabet.

Megjithatë unë do mundohem.

Mua më eksiton shumë kjo gjë, që do flas me një njeri që nuk dëgjon.

Arjan Curi: Ti do thuash Roma, ky do thotë Toma.

Arian Çani: Perlë është.

Ej unë mendoj se dëgjon pak.

Nuk ka mundësi.

Është një kosovar këtu, është një operator që kemi këtu.

Është e vërtetë kjo që themi? Unë s’kam asnjë shans sot?

Arjan Curi: Mund t’ia japim me shkrim.

Arian Çani: Ismet ti më dëgjon mua në këto momente.

Ismet Hebibi: Po mua më pëlqejnë serenatat korçare.

Arian Çani: Iu betohem që nuk ka asgjë të parapërgatitur.

Është gjithçka spontane, kjo që po ndodh këtu, sapo më erdhi informacioni.