Capital T me maskë në fytyrë, thotë se është në Kinë

Të gjithë janë alarmuar për përhapjen e shpejt të virusit COVID-19 i cili tashmë ka arritur edhe në Shqipëri ku janë konfirmuar mbi 10 raste.

Ndonëse në Kosovë ende nuk është njoftuar për ndonjë rast, tashmë kanë filluar që të bëhet thirrje për të ndërmarrë hapa që parandalojnë koronavirusin.

Ndryshe, nga të tjerët, reperi kosovar Capital T, ka publikuar një fotografi ku shihet me një maskë të vendosur teksa pyet “A po tutni?”.

Ndërsa ajo që bije në sy është lokacioni në imazh që është rajoni Wuhanin në Kinë, vendin ku u përhap fillimisht ky virus./Indeksonline/