Capital T uron festën e Bajramit me një imazh krahë Halil Kastratit

Sot (e hënë) në mbarë botën kremtohet Festa e Fitër Bajramit, myslimanë të shumtë nga anë e kënd bota kanë përmbyllur suksesshëm një muaj të agjërimit, të kurorëzuar në fund me festën e ëmbëlsisë.

Urimet e shumta për këtë festë nuk po mungojnë as nga figura të rëndësishme të ekranit si dhe nga estrada.

Rap-artisti i njohur i skenës, Capital T, vendosi që t’ua urojë të gjithë ndjekësve të tij Festën e Fitër Bajramit, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook.

Ai u shfaq në një imazh pranë humanistit të madh, hoxhë Halil Kastratit, duke shkruar në përshkrimin e saj: “Me fat Bajramin, lutje e agjërim të pranuar”.