Carl Bildt: Kurti bëri hap të mirë, radhën e ka Serbia

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, po e konsideron si hap të mirë vendimin e djeshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të hequr pjesërisht taksën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina.

Bild përmes një reagimi në llogarinë e tij zyrtare në twitter, ka thënë se nuk do të ishte keq që edhe Serbia të ndërmarr tashmë hapa, sigurisht siç potencon ai në shërbim të rinisjes së dialogut.

Tutje Bildt ka ftuar Bashkimin Evropian që të jetë i gatshëm për të ndërhyrë dhe për të ndihmuar.

“Një hap i mirë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sigurisht që nuk do të bënte keq një hap nga Serbia, për të filluar një dialog të ri.

Dhe Bashkimi Evropian duhet të jetë i gatshëm të ndërhyjë dhe të ndihmojë”, ka shkruar Bildt, raporton Gazeta Express.