Çelësi nga anija e famshme Titanik shitet në ankand, ja çmimi

Çelësi i cili ka shërbyer për të hapur kutitë për xhaketat e shpëtimit në Titanik është shitur në ankand në Devizes për 85.000 paund (afro 95.500 euro), lajmëruan mediat britanike.

Është paraparë që çelësi të shitet për një shumë prej 50.000 paund (56.200 euro), por i ka tejkaluar pritjet.

Aksionari Andrew Aldridge tha se çmimi të cilin çelësi e ka arritur më mirë ilustron “rëndësinë e tij dhe karakterin unik”.

Çelësi i përkiste kamarierit të klasit të tretë Sydney Sedunaryu, i cili humbi jetën kur Titanik u fundos në prill të vitit 1912 pas goditjes në një ajsberg.

Në ankand janë shitur rreth 200 objekte nga Titaniku.

RMS Titanik më 10 prill, 1912, u nis në një udhëtim tejoqeanik deri në New York.

Por, më 14 prill, goditi një ajsberg ndërsa tre orë më vonë, rreth orës 2:20 më 15 prill u përmbyt.

Në këtë aksident humbën jetën më shumë se 1.500 njerëz kurse mbijetuan diçka më shumë se 700.